Zjarr në shtëpinë e të moshuarve në Rusi, 22 viktima

Të paktën 22 persona kanë humbur jetën pasi një zjarr përfshiu një shtëpi të moshuarish në qytetin siberian të Kemerovës, ndërsa 6 persona të tjerë u plagosën.

I gjithë kati i fundit i ndërtesës dykatëshe prej druri u shkrumbua gjatë gjithë natës.

Raportet e para thonë se zjarri mund të jetë shkaktuar nga ndonjë mjet ngrohje i lënë ndezur, ndërsa shtëpia private për të moshuarit funksiononte ilegalisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zyrtarët lokalë të shërbimit zjarrfikës thanë se shumë shtëpi të paregjistruara për të moshuarit funksiononin në të gjithë Rusinë. Si të tilla, ato konsideroheshin pronë private dhe nuk i nënshtroheshin inspektimeve të sigurisë nga zjarri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në vitin 2018, 60 njerëz, përfshirë 37 fëmijë, vdiqën në një zjarr në qendër të kohës së lirë në Kemerovë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?