Zjarr në tregun e rrobave të përdorura në Fier, ja cili ishte shkaku
Një zjarr i rastësishëm ka rënë një treg rrobash të përdorura në Fier. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur zjarrëfikësit, të cilët kanë bërë lokalizimin e zjarrit dhe shuarjen e tij.
Sipas të dhënave në vendngjarje, shkak i zjarrit mund të jetë bërë ndonjë shkëndijë elektrike. I gjithë tregu është i mbuluar nga llamarina, të cilat në kohë temperaturash të larta nxehen. Në kontakt me to kanë qenë telat e ndriçimit të ndërtesës, të cilat kanë shkaktuar shkëndijë elektrike.
Njoftimi i policisë
Fier
Informacion paraprak
Më datë 19.06.2022, rreth orës 14:35, në një dyqan në vendin e quajtur “Tregu i rrobave të përdorura”, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike ka rënë zjarr.
Nuk ka dëme në njerëz.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses, të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.
KOHA JONË SONDAZH

