Zjarr në tregun industrial në Durrës, dëme të shumta materiale

Tregu industrial në Durrës është përfshirë nga një zjarr i madh.  Tre zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes për të neutralizuar flakët , të cilat ndihmohen edhe nga pronarët.

Dëmet nga flakët e zjarrit janë të konsiderueshme, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.

Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e shkakut të zjarrit në tregun industrial në lagjen 6 të qytetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qindra vetë tregtojnë mallra të ndryshëm në këtë zonë. Për policinë, është herët të deklarohet se ku ka rënë zjarri dhe aq më pak dëmet që po shkakton.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?