Zjarr në zonën e ish-bllokut, evakuohen banorët e pallatit

Një zjarr ka rënë në zonën e ish-bllokut, në një pallat ku ndodhen edhe biznese.

Nga të dhënat e para bëhet fjalë për disa mbeturina dhe postera reklamash, të cilat kanë marrë zjarr.

Ndërkohë për të përjashtuar çdo rrezik, është kryer edhe evakuimi i banorëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vendin e ngjarjes mbërritën zjarrfikëset, policia dhe ambulanca.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Nuk dihet ende mënyra si ra zjarri, ndërsa po punohet për zbardhur ngjarjen.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?