Zjarre në Shkodër dhe Vlorë, rrezikohen dhe banesa
Dy zjarre janë aktive në Shkodër dhe në Vlorë, duke vënë në rrezik dhe banesa. Një vatër ka përfshirë fshatin Rrancë në Shkodër. Mësohet se flakët gjithashtu kanë përfshirë malin e Zefjanës. Era e fortë ka ndihmuar edhe përhapjen e mëtejshme të flakëve. Fatmirësisht është bërë e mundur shmangia e zjarrit nga banesat.
Ndërkohë së fundmi një zjarr ka rënë dhe në lagjen Partizani në qytetin e Vlorës. Flakët rrezikojnë banesat që ndodhen aty pranë. Ekipet zjarrfikëse janë nisur me urgjencë drejt vendngjarjes për të bërë të mundur neutralizimin e flakëve.
KOHA JONË SONDAZH

