Zjarret e verës, Peleshi: Nuk ka sens të blihen helikopterë që duhen mirëmbajtur
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka folur mbi problematikën e zjarreve, e shfaqur javët e fundit edhe në ishullin e Sazanit. Peleshi iu përgjigj kritikave për mungesën në vendin tonë të mjeteve ajrore të destinuara për emergjencat.
”Nuk është e zgjuar të shpenzosh 50 milionë euro në blerjen e një helikopteri e dhjetëra miliona euro të tjera në mirëmbajtjen e tyre, sesa të bashkëpunosh dhe jesh brenda komitetit European të emergjencave civile, të cilat bëjnë që vendi ynë të marrë ndihmën e kërkuar në kohën që ajo nevojitet”.
Po ashtu ministri thotë se Shqipëria ka gjithë kapacitetet që nevojiten për të përballuar situatën e zjarreve. ”Në momentet kur situata do të kërkojë ndihmë ndërkombëtare, nuk është turp të kërkosh ndihmën e shteteve bashkëpunuese të huaja”.