Zjarret jashtë kontrollit në Gramsh! Ministria e Mbrojtjes, thirrje banorëve: Largohuni urgjent!
Ministria e Mbrojtjes ka bërë thirrje urgjente për evakuim të menjëhershëm për banorët e tre fshatrave në Gramsh.
“THIRRJE URGJENTE!
Për shkak të zjarreve, u bëjmë thirrje banorëve të fshatrave Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë të largohen menjëherë nga banesat e tyre dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për evakuimin e sigurt.
Në terren janë dislokuar 80 trupa të Forcave të Armatosura në mbështetje të forcave vendore, të cilat po punojnë pa ndërprerje për izolimin e flakëve.
Në vijim pritet të nisë mbështetja nga ajri për të frenuar përhapjen e zjarrit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.
Ndërkohë, mësohet se ka banorë të lënduar, por flakët e mëdha kanë bllokuar edhe ekipet e shpëtimit që kanë shkuar për të evakuuar banorët.
Situata ka dalë jashtë kontrollit në disa fshatra, ndërsa zjarret po djegin banesat dhe banorët duhet të evakuohen.
Aktualisht janë nisur katër helikopterë drejt vatrave të zjarrit, pasi ndërhyrja nga toka është e vështirë.
Edhe në fshatin Sosëm sapo është aktivizuar një vatër e re shume pranë banesave.
Drejt vendngjarjes janë nisur ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu dhe kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako.
KOHA JONË SONDAZH

