Zjarret në çerdhe, Veliaj-opozitës: Bëhuni aleatë me zjarrfikësit

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka reaguar pas akuzave të opozitës për zjarret në dy çerdhe në Tiranë. Veliaj ka bërë apel që opozita të jenë në anën e zjarrfikësve dhe ajo atyre që vendosin qëllimisht zjarre në këto ambiente.

“Ka edhe nga ata, që shyqyr Zotit janë pakica, të cilët thonë ku të gjejmë arsye për të bërë sherr, ku ta gjejmë një zjarr që ka vënë dikush që të themi poshtë qeveria, poshtë bashkia! Kjo nuk është normale! Qyteti duhet të ecë përpara dhe nëse një vandal i vë zjarrin një çerdheje, një kopshti, një këndi lojërash apo një kazani plehrash, minimumi që duhet të bëjmë është të jemi të gjithë bashkë për të ruajtur pronën publike, për t’u dhënë kurajo zjarrfikësve, që i fikin zjarret në pak sekonda, për t’i dhënë kurajo policisë, e cila duhet të gjejë kush janë këta që terrorizojnë qytetin me zjarr. Unë nuk besoj kurrë se opozita ka dorë, por sigurisht ndihem keq kur opozita bëhet me zjarrvënësit, jo me zjarrfikësit. Kjo është për të ardhur keq”, theksoi Veliaj.

Duke qenë i vetëdijshëm se, me afrimin e fushatës së zgjedhjeve të ardhshme vendore lufta politike do të ashpërsohet, kryebashkiaku kërkoi prej opozitës që të mos bëjë politikë me fëmijët dhe me njerëzit që punojnë çdo ditë për të ndryshuar qytetin.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ata që nuk ndërtuan asnjë çerdhe, asnjë kopsht, asnjë shkollë të re, 4 vite që kishin Tiranën nuk ngulën një gozhdë, sigurisht që do të përdorin çdo mjet, por mund të bëhen aleatë me ata që duan një kryetar tjetër, mund të bëhen aleatë me ata që kanë bindje të tjera, por nuk mund të bëhen aleatë me ata që i vënë zjarrin Tiranës, se kjo i diskrediton dhe është për turp. Dua të siguroj të gjithë ata që kanë fëmijët e tyre në çerdhet, kopshtet dhe shkollat e Tiranës se sot, falë shumë prej donatorëve, çerdhet e kopshtet e Tiranës janë model. Pra, unë nuk e di kush janë arsyet e rrugaçëve që vënë zjarr në punët publike të Tiranës, megjithatë mos e dhëntë Zoti kurrë që të mendoj se këtu ka dorë opozita, se në fund të fundit, janë me pushime në Holandë, se kur s’bënë 4 vite shkolla, kopshte, çerdhe, nuk do t’i prishin pushimet për të bërë këto punë”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?