Zjarret në fshatrat e Vlorës po djegin banesat, Rama: Prioritet evakuimi i banorëve (VIDEO)
Në një kohë që zjarret në fshatin Gjormë dhe Gumenicë të Vlorës paraqiten në situatë mjaft kritike për banesat për shkak se era e fortë nuk lejon vënin në kontroll të flakëve, kryeministri Edi Rama thotë se prioritet kryesor mbetet evakuimi i banorëve.
“Po shtohen forcat e ndërhyrjes nga toka në Gjormë në zonën e lumit të Vlorës, ndërkohë vazhdon shuarja e zjarrit nga ajri, ku deri në këto momente ndërhyrja e helikopterit në Gumenicë ka arritur të largojë flakët e paparashikueshme prej erës që mund të preknin banesat. Prioriteti kryesor mbetet evakuimi i banorëve të cilët duhet të veprojnë sipas urdhrave të strukturave të Mbrojtjes Civile për evakuim”, shkruan Rama.
Kurse ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshinë një prononcim për mediat nga zona e lumit të Vlorës është shprehur se situatat është më pozitive aktualisht krahasuar me disa orë më parë, pasi vatrat janë më pak agresive. Sipas tij në zonën afër Parkut të Llogorasë, i cili rrezikon të përfshihet nga flakët po pritet që të krijohen kushte të favorshme për të dërguar trupa me helikopter. Po ashtu thirrja e tij për banorët është që të ndihmojnë policinë në evakuimin e tyre, pasi disa rezitojnë për shkak të bagëtive apo tokës që kanë.