Zjarret në Gramsh, banorët akuzojnë shtetin: Na sollën vetëm 1 zjarrfikëse
Banorët që janë evakuuar nga fshatrat të cilat u dogjën prej flakët masive, akuzojnë shtetin për reagim të vonuar dhe jo proporcional me rrezikshmërinë e situatës.
”Shkrumb me banesë, me lopë, të gjitha. Na dogji zjarri. Për çfarë e kemi shtetin, për çfarë e duam shtetin. Mundësi shteti pati ta fikte, vërtetë ka zjarr në tërë rrethet, ama të bëhet shteti pak i gjallë. Ne e marrim në telefon, ai fik telefonin. Në orën 09:00 ka ardhur një zjarrfikëse. Një zjarrfikëse erdhi që në mëngjes, kur u kthye që erdhi zjarri te neve. Rroftë ai autobusi i fshatit që erdhi na mori. U dogjëm si minjtë, na u dogj malli, na u dogjën shtëpitë”.
Një tjetër banor shprehet se: ”Po të na kishte lënë policia do e kishim mbrojtur shtëpinë, Shtëpia e vëllait m’u dogj. Janë djegur 3-4 shtëpi”.
”Ishte zjarri shumë i madh. Qëndruam deri në fund, edhe ne desh u dogjëm. U dogjën shtëpitë rreth e qark. Erdhi policia, ne nuk pranuam të ikim. Na mori me forcë nuk ikëm”,-tha një tjetër.
KOHA JONË SONDAZH

