Zjarret në Kaliforni, zjarrfikësit vazhdojnë të luftojnë flakët
Zjarrfikësit po vazhdojnë të luftojnë zjarret në Kaliforni, përfshi një vatër të re, që po lëviz me shpejtësi në jug të këtij shteti.
Zyrtarët thanë të premten një vatër zjarri në veri të Los Angelesit, i njohur si Zjarri Maria, është shtrirë në 3,700 hektarë pas shpërthimit, megjithë kushtet e mira të motit që ndihmuan zjarrfikësitt në të gjithë shtetin.
Zyrtarët thanë se zjarri në Qarkun Ventura detyroi zyrtarët të urdhëronin evakuime për 8,000 njerëz dhe thanë se zjarri shkatërroi të paktën dy struktura.
Erërat Santa Ana, të cilat fryjnë ajër të thatë nga shkretëtira dhe që kanë ndezur zjarre në të gjithë shtetin, filluan të pakësohen të premten. Ndërkohë erërat më tipike që fryjnë nga oqeani filluan të kthehen.
Megjithatë, zjarrfikësit thanë se shteti i Kalifornisë nuk është jashtë rrezikut, duke vërejtur se ndryshimi i erërave ekspozon zona të reja në kërcënimin e zjarrit.