Zjarret në Shkodër, debat i ashpër mes Spahisë dhe Angonit (VIDEO)

Qyteti i Shkodrës rrethohet nga zjarret, ku disa vatra janë regjistruar në fshatrat afër qytetit, duke bërë që tymi të mbulojë edhe një pjesë të qytetit ndërkohë që flakët e zjarrit në fshatin Berdicë kanë hyrë edhe në shtëpitë e banimit.

Ka patur debate rreth përgjigjes së autoriteteve mes prefektes Majlinda Angoni dhe kryebashkiakut Bardh Spahia.

Dy autoritetet, dikur kandidatë për kreun e Bashkisë, debatuan për mungesën e mjeteve të mjaftueshme nga pushteti qendror, duke filluar nga prania e helikopterëve, sipas Spahisë, ndërkohë që Angoni u përgjigj për një tentativë për të politizuar situatën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?