Zjarret në Shqipëri, një person përfundon në gjendje të rëndë në spital

Një person është asfiksuar si pasojë e tymit të krijuar nga zjarret në fshatin Frashtan të Dropullit.

Mësohet se shtetasi K.Z. është gjetur i shtrirë në tokë në gjendje asfiksie në hyrje të fshatit.

Ai është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Gjirokastrës. Për shkak të gjendjes, pritet që ai të niset drejt Janinës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zjarri ka përfshirë tre fshatra në zonën e Dropullit ku flakët i janë afruar banesave. Ndërhyrja është e vështirë për shkak të terrenit malor.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zjarrëfikëset po punojnë me mjete rrethanore ndërsa pritet ndërhyrje nga autoritetet greke.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?