Zjarret në vend, Çako: Në zonat që po digjen duan të ndërtohen resorte
Kreu i Emergjencave Civile, Hako Çako, ka reaguar sot pas situatës së krijuar në vend, ku janë disa vatra zjarri ende aktive. Çako thotë se ka informacione se në zonat ku kanë rënë zjarre fshihen interesa personale të bizneseve, për t’i kthyer këto toka në resorte turistike. ”Kemi informacione dhe i bëjmë thirrje policisë së Shtetit të intensifikojnë punën e tyre për të identifikuar personat apo subjekte që kanë qëllim të bëjnë resorte në këto zona“, tha Çako. Më tek kreu i Emergjencave Civile, i ka bërë thirrje Policisë së Shtetit që të intensifikojnë punën për identifikimin e autorëve”.