Zjarret në vend, Çako: Po punohet për eliminimin e vatrave të mbetura
Kreu i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako teksa ka raportuar për zjarret në vend, thotë se situata në zonën e Lukovës në bashkinë e Himarës është nën kontroll. Sipas tij vijojnë përpjekjet për shuarjen e plotë të disa vatrave aktive në kodrat përreth.
”Sot situata është shumë më e përmirësuar. Në Lukovë kemi një situatë të kontrolluar dhe jemi duke punuar me të gjitha forcat për eliminimin e vatrave të mbetura. Gjatë javës kemi përjetuar ditë jashtëzakonisht të nxehta, të cilat kanë vështirësuar operacionet’‘, tha Çako.
Nga ana tjetër, ai nënvizoi se përveç faktorëve natyrorë si temperaturat e larta, një pjesë e vatrave të zjarrit shkaktohen edhe nga djegia e mbeturinave bujqësore apo papërgjegjshmëri njerëzore. Sipas Çakos, policia ka dokumentuar raste të tilla dhe është duke ndjekur procedurat përkatëse për vënien e autorëve përpara drejtësisë.
”Nuk përjashtohen as rastet kur zjarret nisen për interesa të paligjshme, si krijimi i hapësirave për ndërtime apo përfitime të tjera”.
KOHA JONË SONDAZH

