Zjarret në vend, nis zyrtarisht kontrolli i KLSH-së në institucionet e emergjencave

Kontrolli i KLSH-së ka nisur zyrtarisht në të gjitha institucionet që janë pjesë e procesit të emergjencave. Kontrolli ka nisur në Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile si dhe hallka të tjera të Ministrisë së Brendshme që lidhet me emergjencat civile, në Ministrinë e Mbrojtjes si dhe ato të pushtetit vendor,

Sipas burimeve, me urdhër të kryetarit të KLSH-së , Arben Shehu do të auditohen të gjitha tenderimet e viteve të fundit për blerjen e pajisjeve të emergjencave. Ky kontroll nisi pas zjarreve të fundit ku pati akuza të shumta se punonjësve u mungonin pajisjet bazë.

Nisja e këtij kontrolli pati një bllokim nga ana e strukturës së emergjencave qendrore civile pasi drejtori ishte me pushime, duke shkaktuar dhe një reagim nga kreu i KLSH-së Arben Shehu i cili i bëri thirrje për rikthim në punë.

Pas rikthimit, një ditë më parë ka nisur kontrolli edhe në këtë institucion. KLSH do të auditojë dhe verifikojë në Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Mbrojtjes si dhe pushtetin vendor, të gjitha pajisjet që janë në dispozicion për raste emergjencash si ajo që po përjeton aktualisht vendi.

SHKARKO APP