Zjarret në vend, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse për dëmet e shkaktuara

Zjarret që ranë në vend, që shkaktuan pasoja të rënda, do të vlerësohen nga institucionet përgjegjëse, që të ketë edhe një faturë. Kryeministri Edi Rama thotë se qeveria do të ofrojë paketë mbështetëse për dëmet e shkaktuara në fushën e bujqësisë, që janë shkaktuar si pasojë e vatrave të zjarrit. Kreu i qeverisë shkruan se do të ketë rritje të gatishmërisë për muajin gusht dhe shtoi se do të mobilizohen strukturat përkatëse për menaxhimin e situatës së zjarreve në vend.

”Masat e marra, rritja e gatishmërisë për muajin gusht 2025 dhe mobilizimi i strukturave përkatëse për menaxhimin e situatës së zjarreve në vend, ku qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse për dëmet e shkaktuara në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera që kanë lindur si pasojë e vatrave të zjarrit”, shkruan Rama në Facebook.

Në fjalën e tij, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu tha se qarqet më të prekura janë Vlora me 17 500 hektarë, pasuar nga Dibra me 4524 hektarë, Tirana 2400 hektarë dhe Berati 1500 hektarë. Pavarësisht se në të kaluarën mund të kemi pasur vite me më shumë sipërfaqe të djegura, rekordi historik për Shqipërinë është në vitin 2007 me 127 mijë hektarë të djegur. Deri në vitin 2024 sezonet verore kishin 6 zjarre në javë, ndërsa këtë vit ka pasur 13 zjarre në javë”, tha Vengu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministrja Anila Denaj bëri të ditur se furnizimi me bazë ushqimore për blegtorinë, në zonën e prekur nga zjarret është mundësuar në kohë rekord. ”Që prej ditës së martë janë shpërndarë në Delvinë 20 tonë ushqime dhe kemi një kapacitet prej 100 tonë ushqime rezervë për t’u shpërndarë në zonat e tjera të vendit, ku paraqitet nevoja”, tha ajo, teksa u bëri apel institucioneve në terren të bëjnë përllogaritjet për nevojat e tjera që paraqiten.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha falënderoi policinë për ndërhyrjet heroike për shpëtimin e njerëzve, dhe i bëri thirrje prokurorisë të mos falë zjarrvënësit. Hoxha tha se bëri një bilanc të situatës së zjarreve në vend, duke theksuar se këtë vit janë regjistruar 59 vatra të mëdha dhe 961 zjarre të vogla, kryesisht në banesa dhe pyje. Ai njoftoi se 21 persona janë arrestuar dhe 120 të tjerë janë proceduar lidhur me zjarrvënien, që në shumicën e rasteve është e qëllimshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?