Zjarret nga gazi, neglizhenca dhe abuzimi me bombolat janë shkaqet kryesore

Ditët e fundit në vend janë shënuar raste të shpërthimeve të bomblave të gazit. Neglizhenca dhe abuzimi me shitjet dhe përdorimin e bombolave të gazit për gatim, kanë shkaktuar dy ngjarje të rënda në qarkun e Shkodrës. Më herët, ishte shpërthimi që ndodhi në një hotel në Velipojë ku mbetën të plagosur me djegie të rënda katër anëtarë të së njëjtës familje.

Për ekspertët bombolat kanë qenë të papërshtatshme për përdorim shtëpiak, dhe pasojë e zjarrit ka qenë rrjedhja e gazit. “Një problem shumë i madh për ne kanë mbetur bombolat e kampingut, 5 kg, që janë për t’u përdorur në ambiente të hapura, dhe jo përditë”, thotë Agron Dibra, drejtor i Repartit Zjarrfikës të Shkodrës.

Po ashtu ai apelon për kujdes të shtuar të personave që përdorin gazin për gatim, duke i blerë bombolat në pika të certifikuara dhe të kolauduara. ”Shumë është neglizhencë e qytetarëve. Kur i marrin për të parë a ka rrjedhje, ndezin çakmakun. Është katastrofë”.

SHKARKO APP