Zjarrfikësit dalin në protestë: Shteti nuk paguan orët e natës

Zjarrfikësve u mohohet prej të paktën 3 vitesh, paga e orëve të natës, ndaj këtë të enjte dolën në protestë. ”Ne e bëmë këtë protestë që ta shohë kryeministri. Tani mos të flasim broçkulla, ligjin e bën kryeministri”.

Rreth 1250 punonjësve të këtij shërbimi në të gjithë Shqipërinë nuk iu paguhen orët e punës gjatë natës. Ndonëse një konstatim të tillë e ka bërë edhe Inspektoriati i Punës, institucionet qeverisëse nuk janë vënë ende në lëvizje.

Më të vjetërit në këtë profesion, thonë se asnjëherë nuk janë trajtuar denjësisht për punën e vështirë që kryejnë. Protesta ishte paralajmëruar kombëtare, por sindikata thotë se në shumë qytete zjarrfikësve u është bërë presion për të mos dalë në tubim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?