Zjarrfikësit në luftë me flakët në Himarë, shmanget rreziku i banesave, ende disa vatra aktive
Ndonëse gjatë natës, Himara u përfshi nga zjarret masive, duke rrezikuar edhe banesat, tashmë situata paraqitet më e qetë dhe normale.
“News24” raporton se rreth 30 forca zjarrfikëse kanë punuar në mënyrë intensive gjatë gjithë natës për shuarjen e flakëve, të cilat kanë qenë pranë disa objekteve.
Fatmirësisht, në orët e para të mëngjesit, zjarri është vënë nën kontroll, ndonëse ka ende vatra disa aktive.
Sipas New24, Bashkia e Himarës ka kontaktuar me strukturat e tjera, të cilat do të angazhohen, nëse situata do të agravojë. Ndërkohë, mendohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm, ndaj dhe policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.