Zjarrfikësit në luftë me flakët në malin e Cakranit, digjen 4 hektarë pyje

Një zjarr ka përfshirë zonën pyjore të Malit të Cakranit  në vendin e quajtur Gurët e Zeza, në qytetin e Fierit.

Sipas informacioneve paraprake deri në këto momente janë djegur rreth 3-4 hektarë pyje nën kurorë.

Në terren janë 30 forca zjarrfikëse të Fierit dhe Patosit që po bëjnë të mundur kontrollin e zjarrit e të mos lejojnë përhapjen e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zjarrfikësit kanë më shumë se 4 orë që po përpiqen për të shuar flakët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në zonën që ka rënë zjarri nuk ka banesa pranë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?