Zjarrfikësit protestojnë para Parlamentit: Na kanë ulur pagat, s’na paguajnë orët e natës

Forcat zjarrfikëse kanë dalë sot në protestë para Kuvendit, për të kërkuar rishikim të pagave të tyre. Ata pretendojnë se iu është ulur paga dhe se nuk marrin asnjë lek për turnin e natës kur janë në gatishmëri.

 

Ylli Hoxha, kryetar sindikatës së zjarrfikëses në Elbasan, tha për mediat se ai merrte vetëm 490 mijë lekë të vjetra në muaj, ndërsa shtoi se ata janë ndihmë e shpejtë, pasi ndërhyjnë kudo.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Protestojmë për të drejtat tona, për orët e natës. Nga ministria u krijua një grup pune për ngritje rroge. Kërkojmë të drejtat tona. kërkojmë që të zbatohet ligji. Na takojnë orët e natës, vështirësia, orët shtesë. Na janë hequr orët e natës, nuk i marrim fare. Nuk marrim as pushime festash, apo të paguajmë. Këtë nuk na e paguajmë. 490 mijë leke marrin.”, tha Ylli Hoxha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një tjetër protestues tha se punonjësit kanë marrë kërcënime me heqje nga puna, nëse do të ngriheshin në protestë.

“Ne kërkojmë që VKM të flasë siç thotë Kodi i Punës. Ka dalë edhe urdhri i Ministrit, këta duhet të paguhen njësoj siç e thotë Kodi i Punës. Ka një shkresë zyrtare, por zjarrfikësve nuk u paguhen orët e natës. Ka dalë edhe një shkresë tjetër, ku e shtuna e diela është njësoj si ditët e javës. ne kemi qenë njësoj me Policinë e Shtetit, dhe e ulën. I kërkon të thonë do ulemi, dhe më pas anashkalohen. E gjithë protesta ishte për vëmendjen e kryeministrit , të mos flasim broçkulla ligjin e bën kryeministri. Unë kërkoj që kryeministrin ta vë në dijeni. Ky parlament i bën ligjet, të zbatohet ligji…Sot në mëngjes në disa rrethe nuk u kanë lënë me ardhë në protestë, me vendimin se do t’i largonin nga puna, ka pasur presion për t’i hequr nga puna. Duam kushtet e punës dhe të shtohet vëmendja”, tha protestuesi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?