Zjarrfikësit shqiptarë në luftë me flakët në Greqi, Peleshi: Shembull i jashtëzakonshëm në ndihmë të fqinjit

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ka ndarë përmes rrjeteve sociale pamje nga puna që po zhvillojnë efektivët tanë në Alexandroupoli të Greqisë.

Shërbimi Zjarrfikës Maliq dhe Korçë po kontribuojnë në fikjen e vatrave të zjarrit si pjesë e forcës shqiptare të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes.

“Efektivët tanë, me mision në zonat e prekura nga zjarret në Greqi janë maksimalisht të angazhuar, në operacionin e shuarjes së flakëve. Ata po punojnë pa asnjë ndërprerje në terrenin e vështirë dhe sipërfaqet e mëdha të djegura prej afro 12 orësh. Misioni i tyre përqendrohet më shumë në zonën e Aleksandropulit, si një nga zonat më të prekura nga kjo emergjencë”, thekson Peleshi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?