Zjarri djeg kabujt elektrik, pa energji disa zona në Roskovec
Disa zona në Roskovec kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë një zjarri që ka përfshirë fillimisht disa shkurre në fshatin Jogudinë.
Ora News raporton se flakët ndodheshin pranë stacionit elektrik, që furnizon me energji elektrike bashkinë e Roskovecit dhe fshatrat përreth.
Zjarri u shua, por flakët kanë shkaktuar djegien e disa kabujve 110 kë të nenstacionit. Nënstacioni elektrik është fikuar dhe shumë zona janë pa energji.
Shkak i zjarrit dyshohet një shkëndije elektrike.
KOHA JONË SONDAZH

