Zjarri në apartamenti, vdes fëmija 4 vjeç

Një apartament në katin e shtatë të një pallati në zonën e Unazës së Re në Tiranë është përfshirë nga një zjarr masiv  pasditen e sotme nga një zjarr masiv.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:55 tek  “Dy Palmat”, ku apartamenti i çiftit Nezha është shkrumbuar nga flakët.

Zjarri ka lënë pas një tragjedi për këtë familje, pasi fëmija i tyre vetëm 4 vjeç ka humbur jetën pasi është harruar në banesë teksa janë evakuuar A.Nezha me bashkëshorten dhe fëmijën tjetër 7 muajsh.

Në vendngjarje ndodhen tre ekipe zjarrëfikëse, ndërsa drejtori i shërbimit zjarrëfikës Shkëlqim Goxhaj thotë se situata po shkon drejt normalizimit.

f2

Shërbimi zjarrëfikës dhe policia kanë evakuuar banorët e pallatit.

Ndërhyrja e zjarrëfikësve ishte e vështirë për shkak edhe të lartësisë së madhe në të cilën ndodhet apartamenti.

Në përpjekje për të shuar flakët ka mbetur i lënduar lehtë një zjarrëfikës.

Shkak i zjarrit dyshohet të jetë një masë elektrike, por policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

SHKARKO APP