Zjarri në Dukat, ndërhyrje edhe nga ajri për shuarjen e flakëve

Vazhdon zjarri në fshatin Dukat të Vlorës. Prej katër ditësh zjarri i cili ka përfshirë zonën e malit mbi fshatin Dukat, ka djegur shkurre, pemë të ndryshme bredha dhe pisha.

Zjarrfikëset janë duke punuar për shuarjen e flakëve por terreni është mjaft i vështirë. Forcat e armatosura dhe banorë te zonës janë duke luftuar me flakët. Ndërkohë që mbrëmjen e sotme ka mbërritur dhe një helikopter i FA i cili po hedh ujë për shuar zjarrin.

Flakët e zjarrit të ndihmuara dhe nga era që fryn nga jugu kanë shkuar në kurorën e malit, por rrezikshmëria është nëse drejtimi i erës ndryshon nga veri – lindje kjo bën që flakët të përparojnë drejt parkut kombëtar të Llogarasë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?