Zjarri në Durrës lë pa ujë vijën bregdetare

Zjarri që ra ditën e shtunë në nënstacionin elektrik të Fushë Krujës ka lënë pa energji elektrike jo vetëm zonën energjitike në varësi të këtij nënstacioni, por ka shkaktuar ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm edhe në rrethin bregdetar të Durrësit.
Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve njofton se, për shkak të avarisë së rëndë që ndodhi në stacionin elektrik të Fushë Krujës, qyteti i Shijakut si dhe zonat e Maminasit, Gjepales, Koxhasit e Xhafzotajt do të kenë probleme në furnizimin me ujë të pijshëm. 
Autoritetet kanë deklaruar se paraprakisht dyshohet që zjarri në nënstacionin elektrik të Fushë Krujës të ketë rënë si rezultat i mbingarkesës elektrike në rrjet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?