Zjarri në fabrikën e bojërave, disa zjarrfikës dërgohen në spital

Mbrëmjen e djeshme një fabrikë bojërash në autostradën Durrës-Tiranë është përfshirë nga flakët, ndërsa disa prej zjarrfikësve që kanë qenë në luftë me flakët kanë pasur probleme shëndetësore.

Ata janë toksikuar (helmuar) nga lëndët që po digjeshin në fabrikë, dhe janë dërguan në spital për ndihmë mjekësore, deri në stabilizimin e gjendjes shëndetësore.

Që pas mesnatës zjarri në pjesën e prodhimit dhe magazinimit u vu nën kontroll, njoftim që u bë nga drejtori i emergjencave, Haki Cako.

Swiss Digital Desktop Reklama

Arben Cara, drejtori i trajnimeve të MZSH, deklaroi se kanë ndërhyrë me solucion kimik për izolimin e flakëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?