Zjarri në fabrikën e plastikës në Elbasan, shpallet në kërkim administratori i firmës
Një ditë pasi fabrika e prodhimit të plastikës në zonën e ish-kombinatit Metalurgjik në Elbasan, u përfshi nga një zjarr masiv, policia ka shpallur në kërkim administratorin e kësaj kompanie.
Policia bën me dije se si pasojë e tymit të çliruar nga zjarri, u shkaktua ndotje e ajrit.
Ndërsa në njoftim theksohet se po punohet për kapjen e 54-vjeçarit.
“Komisariati i Policisë Elbasan referoi materialet në Prokurori dhe shpalli në kërkim shtetasin K. B., 54 vjeç, me detyrë administrator në një kompani për prodhimin e plastikës, pasi në fabrikën palstike, në fshatin Bradashesh, ka rënë zjarr dhe si pasojë e tymit të çliruar u shkaktua ndotje e ajrit.
Vijon puna për kapjen e shtetasit K. B.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”. njofton policia.
Kujtojmë se nga zjarri nuk pati asnjë të lënduar, u regjistrua vetëm dëme materiale.