Zjarri në ishullin e Sazanit, gazetari Veliu: Efektivët kanë veç gjethe pemësh dhe lopata
Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, tregoi situatën e rëndë në ishullin e Sazanit, i cili ishte pushtuar nga flakët prej katër ditësh. Ai tha se janë 122 persona të përfshirë në shuarjen e flakëve, duke i cilësuar heronj pasi kanë shkuar për të shuar zjarrin pa mjete, veç me gjethe pemësh dhe lopata.
“Ata ishin të armatosur vetëm me gjethe pemësh, lopata e hunj, për të shuar këtë zjarr masiv, nga viti ‘97 kuturu kanë mbetur predha që kanë mbetur pa shpërthyer. Sipas informacioneve, ka pasur edhe shpërthime predhash.
122 persona që janë përfshirë në shuarjen e flakëve, janë heronj pasi kanë shkuar për të shuar zjarrin pa mjete. Shqipëria është vend i NATO-s por nuk i ka kapacitetet. Lind pyetja, me çfarë kapacitetesh teknike mund të përfaqësohet Shqipëria nëse ka një përmbytje në Maqedoni apo Mal të Zi?”.