Zjarri në Karaburun/ Nis ndërhyrja e helikopterit të ardhur nga Holanda
Gadishulli i Karaburunit dhe Dukati vijojnë të digjet nga zjarret prej më shumë se dy javësh. Flakët po djegin gjithçka u del para duke shkaktuar një dëm të madh mjedisor.
Edhe pse flakët vihen në kontroll herë pas herë, era e fortë në zonë bën që disa vatra të riaktivizohen sërish. Edhe mëngjes e sotëm janë riaktivizuar disa prej tyre në Karaburun, mbi fshatin Dukat, ndërsa flakë të mëdha dhe të pakontrollueshme janë në Gjirin e Gramës.
Sot ka nisur punën edhe një nga helikopterët e ardhur nga Holanda për shuarjen e flakëve. Helikopteri ‘Chinook’ nga Holanda ka kapacitet ujëmbajtës 10 mije litra ose me kapacitet sa 5-fishi i helikopterit tonë./d.m-kohajone
KOHA JONË SONDAZH

