Zjarri në Klos – Dëm kolosal në pyjet e Patinit, digjen 20 ha pishë e zezë

Rreth 20 hektarë me pishë të butë e shkurre u dogjën në fshatin Patin të Bashkisë Klos, pasi flakët në vatrën e nisur mëngjesin e të hënës janë përhapur deri ë vendin e quajtur Qafa e Burrelit.

Specialistët e mjedisit thonë se dëmi është për i madh pasi masivi pyjor me pisha të zeza, është djegur plotësisht deri tani.

Numri i pishave të dëmtuara ka shkuar në mbi 15 mijë rrënjë. Specialistët e Shërbimit Pyjor të Bashkisë Klos, inspektoratit të Mjedisit, Shërbimit Zjarrfikës të Bashkisë Mat e banorët e zonës e kanë patur të pamundur fikjen e zjarrit për shkak të terrenit tepër të vështirë dhe erërave të mëdha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këta të fundit kanë bërë që zjarri të përhapej me shpejtësi të madhe, duke rrezikuar edhe disa banesa në vendin e quajtur Qafa e Burrelit. Për këtë, Drejtori i Shërbimit Pyjor në Bashkinë Klos, Jetmir Reçi kërkoi ndihmë nga ajri.

Swiss Digital Mobile Reklama

ReçiZjarrfikësja nuk hyn. Kërkojmë forca nga ajri për të ndërhyrë.  

Një tjetër vatër zjarri është aktive edhe në Malin e Lezit në njësinë administrative Gurrë në Bashkinë e Klosit, nga flakët e zjarrit është përfshirë një sipërfaqe me pemë Ahu, ndërkohë që për të shuar flakët janë disa specialistë të shërbimit pyjor të Klosit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?