Zjarri në landfillin e mbetjeve në Elbasan, reagon Bashkia: Të gjitha ekipet e zjarrfikësve në gatishmëri!
Bashkia e Elbasanit ka reaguar lidhur me situatën e zjarreve.
Në reagim thuhet:
Prej disa orësh po përballemi me një situatë të rënduar nga zjarret. Në pak orë disa vatra zjarri kanë përfshirë ullishten në pjesën veriperëndimore, pyllin me pisha në verilindje, një vatër pranë fshatit Samurr dhe së fundmi po përballemi me një situatë të rëndë zjarri në landfill.
Të gjithë ekipet e zjarrfikëseve të Elbasanit së bashku me mjetet, zjarrëfikëset nga i gjithë qarku, emergjencat civile dhe vullnetarë po luftojnë me flakët.
Në pak minuta u vu nën kontroll zjarri në verilindje pranë fshatit Mengël, ndërsa helikopterët e ushtrisë vazhdojnë të punojnë për vënien nën kontroll të zjarrit në ullishten pranë fshatit Balëz.
Temperaturat mbi 40 gradë sot në Elbasan dhe era e fortë favorizojnë flakët duke vështirësuar punën e ekipeve tona.
Tashmë e gjithë forca është përqëndruar për vënien nën kontroll të zjarrit në landfill, ku përveç qarkut po na vijnë në ndihmë edhe ekipet e Tiranës, Kamzës e Beratit.
Bashkia Elbasan u bën thirrje qytetarëve për kujdes. Në temperatura të tilla ekstreme çdo pakujdesi na kushton shumë.
Një pakujdesi e vogël mund të bëhet shkak për zjarr me pasoja të mëdha.
Bashkia Elbasan gjen rastin gjithashtu tu bëj thirrje autoriteteve ligjzbatuese të marrin masa në rastet kur kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme.
KOHA JONË SONDAZH

