Zjarri në pallat, banori: Isha i pari që pashë flakët, sonte do fle jashtë

Situata nuk është aspak e qetë, pasi shumë familje kanë mbetur në qiell të hapur. Një banor i katit të pestë në pallatin 10 katësh në Tiranë që u përfshi nga flakët gjatë ditës së sotme në zonën e ish-parkut të autobusëve, tregon se ai ka qenë i pari që ka parë zjarrin. Sipas tij zjarri ka nisur në katin e 10 të pallatit ku banonte një doktor.

“Nuk na lejohet të futemi të shohim dëmet. Unë isha ndër të parët që dola jashtë dhe pashë zjarrin. Zjarri nisi nga kati i fundit. Zjarrfikëset erdhën shpejt.

As ne as ata nuk e menduan se do të përhapej aq shpejt. Natën do e kaloj te ky stoli këtu. Familjarët i kam dërguar te familjarët e tjerë. Unë vetë jetoj në katin e pestë”, tha ai.

SHKARKO APP