Zjarri në pallat, heroi që shpëtoi 4 fëmijët: I gjeta shtrirë, theva derën (VIDEO)

Zbardhet dëshmia e një prej pronarëve të hyrjeve në pallatin që u dogj në fshatin Zallë. 59-vjeçari tregoi se si gjeti të shtrirë katër fëmijët, që ishin asfiksuar nga tymi brenda banesës së tyre. ”Rreth orës 07:00 po shikoja njerëzit që po shikonin lart në katin e tretë, u bëra kurioz, dal jashtë dhe shikoj tym. Ngjitem në katin e tretë dhe shikoj katër fëmijë shtrirë ishin asfiksuar, theva derën dhe i nxora. Më janë dëmtuar tre hyrje, realiteti sa shpejt kanë ardhur shikoje vetë. Nuk dilnin as njerëzit, i kam nxjerrë me shkelma”.

 

Ndërsa një tjetër banor është shprehur se ndodhej në punë kur ra zjarri, duke i bërë apel shtetit për ndihmë. “Isha duke punuar dhe na lajmëruan se u dogj shtëpia, kur erdha pashë që ishte djegur komplet kati i tretë, nuk ka asgjë brenda, i lutem shtetit të na ndihmojë se nuk kemi shtëpi. Unë jam vetë i pestë, kam tre kalamaj. Në momentin e zjarrit në shtëpi ishin fëmijët dhe dolën jashtë. Shkak mendoj ndonjë shkëndijë elektrike, jo nga shtëpia ime”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mëngjesin e sotëm në Fushë-Krujë, kati i tretë i një pallati u dogj si pasojë e një shkëndije elektrike. Zjarri u pa nga një djalë 14-vjeçar, i cili njoftoi edhe fqinjët. Katër fëmijë mbetën të mbyllur në banesën e tyre duke u asfiksuar. Ishte pronari i njerëz prej banesabe, ai që shkelmoi derën dhe i shpëtoi. Për shuarjen e flakëve u angazhuan edhe zjarrfikëset e Krujës dhe Vorës por edhe disa biznese me bote uji.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pavarësisht ndërhyrjes nuk u shmang djegia e katit të tretë, duke i lënë katër familjet në qiell të hapur. Fatmirësisht katër bombolat e gazit u nxorën me shpejtësi nga banesat e katit të tretë duke shmangur shpërthimet. Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike si pasojë e luhatjeve të tensionit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?