Zjarri në pikën e skrapit në “Kurum”, flet drejtuesi teknik: Shkak plasja e një baterie

Drejtuesi teknik i sigurisë së Jashtme në “Kurum”, Merkur Çipi jep detaje për zjarrin që ka përfshirë pikëgrumbullimin e skrapit në Elbasan. Ai tha se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht dhe se zjarrfikësit janë angazhuar për ta vënë në kontroll të plotë.

“Kjo ngjarje ka ndodhur aksidentalisht nga një bateri e ndodhur në thellësi të brendshme të skrapit dhe nga shkëndijat që ka marrë atje, ka shpërthyer tymi”, u shpreh ai.

Çipi nënvizoi edhe se kjo është një ngjarje aksidentale dhe një fatkeqësi për të gjithë ne.
“Atje janë materiale plastike, janë makina të ardhura nga jashtë. Tymi sigurisht është i dëmshëm, por është aksidentale, dhe është hera e parë që ndodh një gjë e tillë”, tha ai.

SHKARKO APP