Zjarri në Pukë, Çako: Operacioni për shuarjen e flakëve do të vazhdojë nesër

Në malin e Tërbunit është aktivizuar një vatër zjarri, e cila për shkak të kushteve atmosferike rrezikon kalimin e zjarrit në kurorën e qytetit të Pukës. Në operacion për shuarjen e flakëve janë angazhuar 150 trupa të FA dhe dy helikopterët holandezë. Drejtori i Emergjencave Civile, Haki Çako ka thënë se operacioni për shuarjen e flakëve do të vijojë edhe ditën e nesërme.

”Është vendosur nën kontroll zjarri, një operacion që do të vazhdojë edhe nesër. Janë angazhuar forca të shumta, mbi 150 forca të cilat do të mundësojnë rrethimin e gjithë perimetrit për të ndaluar përshkrimin e të gjithë kurorës së Pukës.

Ka vijuar gjatë gjithë ditës operacioni me helikopterët holandezë. Rreth 250 mijë litra ujë janë hedhur për rreth 2-3 orë. bëj thirrje të gjithë qytetarëve, të cilët e ndjejnë të rëndësishme të mjedisit të marrin masa, por edhe të reagojnë në kohë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?