Zjarri ne Sazan del jashtë kontrollit, shpërthejnë dhe mina luftarake
Në Sazan situata ka dalë jashtë kontrolli. Ka patur shpërthime të disa predhave dhe minave luftarake.
Zjarri ka marrë përmasa të mëdha e ka djegur një pjesë të konsiderueshme të territorit. Prefektura dhe mbrojtja civile ende nuk ka kërkuar ndërhyrje nga ajri. Po punohet me mjete rrethanore
Municionet rrezik edhe për ushtarët e punonjës të zonave të mbrojtura që gjenden ende në terren. Në Sazan gjenden: agjencia kombëtare e bregdetit, zonat e mbrojtura, zjarrfikëset, ushtria dhe forcat speciale.
KOHA JONË SONDAZH

