Zjarri në Shëngjin, Kreu i Emergjencave Civile: Situata është nën kontroll

Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, ka dalë në një deklaratë për mediat nga Shëngjini, i cili u përfshi nga një zjarri i madh që rrezikoi resorte, banesa dhe jetë njerëzish.

Çako është shprehur se ditën e sotme situata është vënë nën kontroll dhe nuk ka më vatra zjarri në zonë.

Ai bëri me dije se grupet e punës janë duke u tërhequr.

“Këtu është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme pylli dhe malit, por kjo është një fazë tjerë që do të vlerësohet demi i shkaktuar, qoftë në pemtari apo në banesa.

Në këtë zonë, grupet e punës janë duke u tërhequr, nuk kemi më vatra zjarri edhe me ndihmën e avionëve italiane. Situata është totalisht nën kontroll. Situata është normalizuar. Helikopteri i Forcave të armatosura ka qenë në operacion gjatë gjithë kohës, në disa vende, kjo e beri të domosdoshme dhe kërkesën e ndihmës evropiane.

Helikopterët janë në Tepelene dhe po operojnë atje, nuk ka helikopterë për çdo fshat. Qytetarëve u bëj thirrje të sinjalizojnë në kohë”, tha ai.

SHKARKO APP