Zjarri në spitalin COVID-19 në Rumani, Balla mesazh krerëve të shtetit: Solidaritet me popullin mik rumun
Krytari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas tragjedisë së shkaktuar nga shperthimi i zjarrit në një spital COVID-19 në Rumani, ku humbën jetën 10 pacientë si dhe udëmtuan disa mjekë e infermiere.
Numri dy i PS, Taulant Balla përmes një postimi në Twitter thekson se i ka dërguar një mesazh Presidentit, Kryetarit të Kuvendit dhe Kryeministrit të Rumanisë.
“Nga Kuvendi i Shqiperisë ju dergojmë ngushëllimet tona më të ndjera për familjet e viktimave të tragjedisë së shkaktuar nga zjarri në njësinë e kujdesit intensiv në spitalin COVID-19 në Piatra Neamc të Rumanisë”, shkruan Balla.
Postimi i plotë:
Nga Kuvendi i Shqiperisë ju dergojmë ngushëllimet tona më të ndjera për familjet e viktimave të tragjedisë së shkaktuar nga zjarri në njësinë e kujdesit intensiv në spitalin COVID-19 në Piatra Neamc të Rumanisë. Ne lutemi për shërim të shpejtë të personave të dëmtuar. Në solidaritetet me popullin mik rumun.
Presidentit Klaus Iohanis
Kryetarit të Parlamentit Marçel Çolaku
Kryeministrit Ludovik Orban