Zjarri përfshin katin e fundit të një pallati në Elbasan, alarmohen banorët (Video)

Një zjarr ka përfshirë ambientet e një apartamenti në katin e fundit të një pallati në lagjen “11 Nëntori” të qytetit të Elbasanit.

Zjarri ka shkaktuar dëmtimin e pajisjeve elektoshtëpiake dhe mobilieve. Fillimisht kanë qenë banorët e pallatit ata që e kanë marrë situatën në kontroll për shuarjen e flakëve.

Mësohet se në banesë nuk ka patur njeri në momentin e rënies së zjarrit, por nga flakët janë shkaktuar dëme materiale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pasi janë njoftuar për rastin, ka ndërhyre edhe shërbimi zjarrfikës. Ndërsa forcat e policisët të mbërritura në vendngjarje kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkakut të zjarrit.

Swiss Digital Mobile Reklama
Zjarri përfshin katin e fundit të një pallati në Elbasan, alarmohen banorët

/BW

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?