Zjarri përpin hotelin 63-katësh në Dubai

 

Një zjarr i fuqishëm përfshiu një hotel 63-katësh në Dubai, shumë pranë vendit ku do festohet Viti i Ri.

Hoteli Adress Downtown është 63-katësh, ndërkohë që ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktur zjarrin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hoteli ndodhet pranë Burj Khalifa, godinës më të lartë në planet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Turmës, që ishte mbledhur për të parë fishekzjarret për Vitin e Ri, iu kërkua të largohen.

Zjarri ka përfshirë një pjesë të mirë të hotelit me pesë yje.

Qeveria e Dubait lajmëroi se zjarri ka nisur në katin e 20-të.

Një dëshmitare i tha mediave se stafi policor ishte eficent në evakuimin e njerëzve. “Na lëvizën me qetësi dhe shpejtësi”, tha ajo.

Gruaja po darkonte me familjen rreth orës 9.30 kur pa një flakë të ngrihej në ajër.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?