Zjarri shkrumbon dy dyqane dhe një magazinë në Konispol

Një zjarr i përmasave të mëdha ka shkrumbuar një magazinë dhe 2 godina të tjera në fshatin Mursi, të Konispolit.

Mapo mësohon se zjarri fillimisht ka filluar në një zdrukthtari, ku shkak dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike. Flakët më pas janë përhapur edhe në dy godina të një biznesi tjetër që shërbenin si depo dhe ambient fjetjeje për punonjësit.

Për të shuar zjarrin kanë mbërritur në vendin e ngjarjes 3 mjete zjarrfikëse të Konispolit dhe Sarandës, pasi përhapja e zjarrit rrezikonte edhe banesat e fshatit Mursi, të cilat ndodhen vetëm disa metra larg vatrës.

Fatmirësisht, flakët janë shuar duke mos rrezikuar shtëpitë e banimit përreth.

SHKARKO APP