Zjarri shkrumbon dy shtëpi në Korçë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Korçës, ku dy banesa janë përfshirë nga flakët.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 12 në qytetin e Korçës.

Flakët janë përhapur me shpejtësi duke bërë që njëra nga banesat të digjet plotësisht ndërsa tjetra që ishte ngjitur me të ka marrë dëme të mëdha materiale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz.

Swiss Digital Mobile Reklama

Akoma nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.

Zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?