Zjarri shkrumbon një sipërfaqe të madhe me ullinj në Fier, flakët favorizohen nga era e fortë

Një zjarr masiv ka përfshirë pasditen e sotme (8 Tetor) kodrat me ullishte në Radostinë të Fierit, duke djegur si sipërfaqe me ullinjë.

Zjarri është pikasur nga banorët e zonës të cilët kanë lajmëruar menjëherë shërbimet zjarrfikëse. Të favorizuara nga era flakët janë përhapur me shpejtësi duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj.

Në vendngjarje ndodhet një mjet zjarrfikës që po punon për neutralizimin e flakëve të ndihmuar edhe nga banorët e zonës të cilët kanë ardhur në ndihmë për shuarjen e zjarrit me mjete rrethanore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?