Zjarri te Sarajet e Toptanëve, Agron Shehaj: Humbje e madhe për trashëgiminë kulturore shqiptare

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka reaguar për zjarrin që përfshiu mbrëmjen e djeshme godinën e Sarajeve të Toptanëve në Tiranë.

Me anë të një statusi në rrjete sociale, Shehaj shkruan se Sarajet janë e vetmja dhe më e vjetra e mbijetuar në Tiranë, e këtë, e cilëson si humbje të madhe për trashëgiminë kulturore shqiptare.

Shehaj pretendon se godina është djegur si pjesë e një plani për të ndërtuar në atë vend kulla.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i Agron Shehaj:

Swiss Digital Mobile Reklama

Djegia dhe shkatërrimi i Sarajeve të Toptanëve, e vetmja dhe më e vjetra e mbijetuar në Tiranë, është një humbje e madhe për trashëgiminë kulturore shqiptare.

Pas shkatërrimit të Teatrit Kombëtar, përflitej prishja e Sarajeve si pjesë e planit të ndërtimit të kullave në atë vend. Ato dyshime u bënë realitet.

Zjarrvënia është bërë me leje të kryebashkiakut të Tiranës Erjon Veliaj, i cili ka gati edhe lejen e ndërtimit.

Kalojnë vitet, ndryshojnë kryebashkiakët por fatkeqësisht nuk ndryshon keqqeverisja.

Erjon Veliaj, nëpërmjet korrupsionit, ka vendosur postin e kryebashkiakut në shërbim të oligarkëve dhe pastrimit të parave.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?