Shkëndijë elektrike në urgjencën e Durrësit, drejtoresha: S’ka dëme materiale dhe as njerëzore

Spitali i Durrësit ka reaguar zyrtarisht pasi mesditen e sotme, për herë të katër reparti i Urgjencës u përfshi nga flakët. Në deklaratë thuhet se një shkëndijë elektrike, e cila ka shkaktuar tym në ambientet e urgjencës por fatmirësisht pa pasoja. 7 pacientët që po merrnin shërbim në Pavionin e Urgjencës janë transferuar në ambiente të tjera.

Drejtoresha e spitalit. Nadire Kërtusha thotë se nuk ka pasur zjarr por vetëm tym nga shkëndija elektrike. ”Sipas ekspertëve të zjarrfikësve ka pasur një shkëndijë elektrike në pjesën e radiologjisë. Nuk ka dëme as në aparate dhe as të personelit sepse sapo kanë parë tym kanë lënë repartin. Zjarrfikësit po merren me ventilimin e ambienteve. Nuk ka pasur zjarr por vetëm tym nga shkëndija”.

Kjo është hera e katërt që digjet ky spital. Më herët, në janar të këtij viti, një masë në kabinën elektrike prej ngarkesës në rrjet bëri që një zjarr i madh të përfshinte repartin e neurologjisë dhe më pas vijoi deri në katin e katërt për shkak të strukturës me një kolonë të spitalit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dy herët e tjera, spitali është djegur në vitin 2013 dhe në vitin 2015. Sërish shkak është bërë shpërthimi elektrik për nga mbingarkesa. Herën e parafundit, në janar të këtij viti, prokuroria nisi dhe hetimet duke parë herët e shumta që flakët përfshinin këtë godinë, por siç duket ende nuk ka gjetur ndonjë fajtor.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?