Zjarri vijon në Seman, priten përforcime nga ushtria
Zjarri vazhdon të përfshijë sipërfaqe të tjera të mbjella me pisha dhe shkurre duke e bërë situatën më alarmante në Godull të Semanit. Në vendngjarje kanë ardhur përforcime, ku përveç zjarrfikësve nga Fieri, ndodhen tashmë edhe reparte nga Patosi dhe Albpetroli.
Në këto kushte duhet ndërhyrje nga ajri pasi nga toka është e vështirë për shkak të terrenit të papërshtatshëm. Në orët në vazhdim pritet qe në ndihmë të zjarrfikëseve të vijnë forca te ushtrisë.
Prej ditës së djeshme një sipërfaqe pylli me pisha ka marrë flakë në fshatin Siman të malit të Koshnicës. Sipas informacioneve, zjarri akoma nuk është shuar dhe vazhdojnë të dalin shllunga tymi. Sipërfaqe të tëra me pisha janë djegur për shkak të përhapjes së zjarrit.
Zona është e vështirë e malore ka penguar ndërhyrjen e automjeteve të zjarrfikëses dhe e vetmja zgjidhje është ajo e ndërhyrjes në terren me mjete rrethanore. Në ndihmë të zjarrfikëses së Gramshit ka ardhur edhe zjarrfikësja e Cërrikut.