“Zogu i Tiranës” para trupit gjykues: Nuk po bëja gjë në hotel, se isha me mbathje dhe po pija shampanjë
Hermes Nikaj, i njohur ndryshe si “Zogu i Tiranës”, është ndaluar më datë 24 nëntor të 2019 për akuzën e ushtrimit të prostitucionit dhe shfrytëzimit të prostitucionit.
Në datën 12 dhjetor, gjyqtarja Shefkia Demiraj, ka vendosur të ndryshojë masën e sigurisë arrest në burg me afat 15 ditor për Hermes Nikaj dhe të urdhërojë qëndrimin e tij në qeli.
Vendimi i gjykatës ka ardhur pasi janë administruar disa përgjime të reja nga ana e prokurorisë, por dhe nga një ballafaqim që është kryer mes dy personave të tjerë, biznesmenin A.Gjini dhe vajzën D.N, që u kapën në mesnatë, së bashku me Nikaj në një dhomë të hotelit.
Nikaj është mbrojtur në sallën e gjyqit se nuk ka bërë asnjë gjë të keqe në jetë, madje ka shtuar se në momentin e ndalimit nga policia, ai dhe dy personat e tjerë që ndodheshin në dhomë, ishin të veshur me mbathje.
Në seancat e shkuara, avokati Bardhi Koçi, para trupës gjykuese ka pretenduar se klienti i tij nuk ka bërë asgjë të keqe e për më tepër të ketë shfrytëzuar vajza.
“Nuk ka qenë pjesë e trafikut Hermesi, ai është viktimë e kësaj maskarade dhe gjykata duhet të ketë parasysh se ky djalë ka bërë të njëjtën punë si vajzat. Kur ka ndërhyrë policia, të tre personat nuk po kryenin marrëdhënie seksuale, por pinin shampanjë dhe ishin të veshur me mbathje”, deklaroi Koçi.