“Zoja e Shkodrës”, vigjilja e kremtes vesh me magjinë e besimit qytetin
Besimtarët e krishterë në Shkodër, kremtojnë në një mënyrë të veçantë festen e Zojës së Shkodrës. Kryedioqeza e qytetit, në pjesën e dytë të tetorit, e feston ketë ditë të shënuar për besimtarët katolikë shkodranë, që është pikërisht nderimi i Nënës Hyjnore, Zojës së Këshillit të Mirë, pajtores qiellore të Shkodrës e të Shqipërisë.
Në Qytetin e Veriut, që prej kohëve të lashta nderohet me përkushtim të veçantë, një figure e mrekullueshme e Zojës. Është ajo figure që sot ndodhet në Gjenacan të Italisë. Historia e saj, është vetë historia e katolicizmit ndër shqiptarë, katolicizëm i cili, me vdekjen e Gjergj Kastriotit, Skënderbeut, më 1468, nisi udhën e vet të kryqit.
Në vigjiljen e festës së Zojës së Shkodrës, festë e Famullisë së Katedrales, u organizua proçesioni tradicional me fuguren e Zojës ku mori pjesë Arqipeshkëvi Kuadiutor Imzot Giovanni Peragine.
Faqja zyrtare e famullisë “Zoja e Shkodrës”, e përcolli këtë vigjilje të kremtes.
Aktivitetet dhe ceremonitë fetare vijojnë.
Albert Vataj